VIDEO/ Momenti kur atentatorët ekzekutojnë mafiozin grek, qëllojnë pa ndalim për 97 herë

E publikuar: 14/01/2024 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

\Top Channel ka siguruar nga kamerat e sigurisë në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës, momentin e ekzekutimit të mafiozit grek, Vangjelis Zabunis.

Në pamje, duket 44-vjeçari teksa hyn në makinën e parkuar. Pas sekonda më pas, afrohet makina e autorëve. Këta të fundit, dalin jashtë dhe qëllojnë dhjetëra herë drejt makinës. I pamëshirshëm në aktin e tij, një nga ekzekutuar hap derën e makinës dhe vazhdon të qëllojë sërish, për të qenë më se i sigurt se viktima ka vdekur.

Autorët kanë përdorur plumba blindshpues kallashnikovi për të penetruar në xhamin e blinduar të mjetit.

97 gëzhoja janë gjetur në vend ngjarje deri tani. Dyshohet se ekzekutorët kanë përdorur 3 armë të ndryshme, të paktën 2 kallashnikovë (2 u gjetën në makinën e djegur të autorëve) dhe një pistoletë 9mm.

Zabunis, eksponent i rëndësishëm i botës së krimit në Greqi, u ekzekutua në mesnatë në rrugën “Ilia Iliu”, në qendër të Athinës. Pak minuta pas ekzekutimit në dalje të Athinës në vendin e quajtur Hajdari, u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qira.

Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmin mbi Zabunis. Para 4 vitesh 44-vjeçari i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur dot t’i jepte goditjen përfundimtare.

Duket se këtë herë autorët ishin të vendosur të mos gabonin ndaj dhe përdorën të paktën 3 armë. Zubunis ishte arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej edhe me kondrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobë-vënie.

Viktima akuzohej si ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos, të ekzekutuar njëri një burg dhe tjetri me atentat të ngjashëm. Zabunis tentoi ti bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vëllezërit Vlastos në 2012 por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë. /tch/