Policia jep detaje për rastin në Kçiq me 14 të lënduar: Bombola ishte në bodrumin e shtëpisë

E publikuar: 14/01/2024 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin që ndodhi në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës, ku ka shpërthyer një bombolë gazi e të lënduar mbetën 14 persona.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se bombola e gazit ishte në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin anëtarët e një familjeje, përfshirë edhe ata nga diaspora.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes përvec njësive të nevojshme policore kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.” – thuhet në njoftim.