Një Kombëtare apo ligë të përbashkët Shqipëri-Kosovë – Mendimi i qytetarëve sipas Barometrit

E publikuar: 13/01/2024 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej kohësh në hapësirën shqiptare është diskutuar ideja e një Kombëtareje të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Këtë pyetje Barometri e ka ripërsëritur tek qytetarët, për të kuptuar sa prej tyre i qëndrojnë kësaj ideje megjithëse sot të dyja shtetet shqiptare në rajon, edhe Shqipëria edhe Kosova kanë kombëtaret e tyre.

Rezulton se ende shumica prej tyre (41,4 % ) janë të idesë për një Kombëtare të përbashkët, madje nga matjet e fundit vihet re një rënie e vogël e këtij opinioni në 41,4 % këtë vit kundrejt 47,7 % që ka qenë dy vjet më parë në matjen e parafundit.

Më shumë shqiptarë sot janë të idesë se më e mundshme është të ketë kampionat apo ligë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe janë 52,4 % ata që kanë këtë mendim.