Bayerni fiton pastër ndaj Hoffenheimit

E publikuar: 12/01/2024 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munichi e ka nisur me fitore vitin në Bundesligë, për të mbajtur kështu hapin me liderin, Bayer Leverkusen.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel regjistroi fitore bindëse sonte ndaj Hoffenheim, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 3:0.

Jamal Musiala (18′, 70′) dhe Harry Kane (90+1′) shënuan golat e fitores për “Bavarezët”.

Vlen të theksohet se skuadra mysafire luajti me një futbollist më pak nga minuta e 74-t, kur nga loja u përjashtua Grischa Promel pas kartonit të dytë të verdhë.

Bayerni pas kësaj fitore ka 41 pikë dhe vazhdon të jetë i dyti në tabelë, me një pikë më pak se Bayer Leverkuseni.

Hoffenheimi renditet i shtati me 24 pikë të grumbulluara.