A po paralajmëron Hashim Thaçi zgjedhje të reja, para prillit të vitit të ardhshëm?

11.04.2015 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
A po paralajmëron Hashim Thaçi zgjedhje të reja, para prillit të vitit të ardhshëm?

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh lideri i PDK-së, Hashim Thaçi po paralajmëron mbajtjen e zgjedhjeve të reja. I pari i PDK-së në një intervistë dhënë për RTK-në, ka thënë se ai do të dëshironte të vinte në krye të shtetit nga vota e qytetarëve, e jo përmes Kuvendit.
Për të arritur Hashim Thaçi këtë objektiv, Kuvendi duhet ta amandamentoj Kushtetutën dhe të ndërmarrë reformën zgjedhore, e cila do të parashihte zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejtë nga populli.
Burime brenda PDK-së i kanë thënë Gazetës Blic se Hashim Thaçi për dy arsye kryesore nuk preferon që t’i hyjë garës për t’u zgjedhur president, ashtu siç e parasheh marrëveshja e arritur me LDK-në. Arsyeja e parë ka të bëjë me atë se i frikësohet rrezikut që të mos e votoj një pjesë e madhe e LDK-së, dhe pushteti shumë i vogël që sipas Kushtetutës aktuale e ka i pari i vendit.
Dhe si arsye e dytë, sipas burimeve të Gazetës Blic, Hashim Thaçi ka dilema të mëdha që postin e kryetarit të partisë t’ia lë të tjerëve, nga rreziku i përçarjes së partisë, dhe mundësia e madhe që PDK pa të t’i humb zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë, edhe deputeti i PDK-së, Nait Hsani ka thënë për medie para pak ditësh se koalicioni LDK-PDK është i brishtë, i thyeshëm dhe i paqëndrueshëm për shkak të luftës për dominim në mes të këtyre dy partive.
Sipas tij, LDK-ja është duke tentuar ta dominojë skenën politike për shkak të postit të kryeministrit.
Në këtë kontekst, Hasani ka thënë se ky dominim mund t’i kushtojë PDK-së. Ai ka vlerësuar se PDK-ja mund të humbet nga koalicioni me LDK-në nëse Hashim Thaçi bëhet president me këtë sistem të qeverisjes.
“Nëse do të kemi sistem presidencial, atëherë pushteti koncentrohet në presidencë dhe në këtë rast, me Thaçin president, PDK-ja do të fuqizohet edhe më shumë”, ka deklaruar Hasani./ Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë