Zyrtari i policisë për pjesën veriore të Kosovës, Besim Hoti, ka konfirmuar për mediat e Kosovës, se mbrëmë pas mesnatës policisë në pjesën veriore të Mitrovicës i është paraqitur rasti i zhdukjes së një të riu 17 vjeçar shqiptar, me mbiemrin Alushi.
Ai mëtutje ka njoftuar se prej atij momenti po zhvillohet një hetim intensiv për të riun e zhdukur.