Klubi anglez Tottenham Hotspur ka njoftuar se ka nënshkruar me Timo Werner.
Reprezentuesi gjerman do t’i bashkohet Spursave në formë huazimi deri në fund të sezonit, me një opsion për ta bërë marrëveshjen të përhershme në verë. Ai do të mbajë fanellën me numrin 16.
Që kur mbërriti në RB Leipzig, Werner përfundoi si golashënuesi më i mirë i klubit në ligë në katër sezone radhazi dhe, në nëntor 2019, bëri histori të Bundesligës kur regjistroi një hat-trick me gola dhe asistime në fitoren 8-0 të Die Roten Bullen ndaj Mainz.
Në korrik 2020, Timo nënshkroi për Chelsean dhe bëri debutimin e tij në Premier League në shtator 2020, kundër Brighton and Hove Albion, duke shënuar golin e tij të parë për Blutë në të njëjtin muaj.
Ai bëri gjithsej 89 paraqitje për Chelsean, duke shënuar 23 gola dhe e ndihmoi skuadrën të fitonte Ligën e Kampionëve UEFA 2020/21, Superkupën e UEFA-s në gusht 2021 dhe Kupën e Botës për Klube në shkurt 2022, gjatë kohës së tij në “Stamford Bridge”.
Ai u kthye në RB Leipzig në gusht 2022 dhe fitoi Kupën e Gjermanisë 2022/23 (DFB-Pokal) dhe Superkupën e Gjermanisë (DFL-Supercup) në gusht, 2023.
Gjatë dy periudhave me skuadrën e Bundesligës, ai ka bërë 213 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 113 herë.
Werner ka bërë 57 paraqitje për vendin e tij, Gjermaninë, duke shënuar 24 gola. /Klankosova.tv.