Visar Dermaku i njohur si Gani Gërmia, në natën e sotme kërkoi të dalë nga shtëpia më e njohur në Kosovë. Ai ishte i vendosur ta lërë shtëpinë, por pas insistimit të produksionit ai qëndroi edhe për një kohë në dhomën e rrëfimeve ku pas lidhjes së ardhshme me të, ai lajmëroi se do të qëndrojë për 24 orë brenda ambienteve të shtëpisë por larg banorëve. Ky vendim erdhi me rekomandim të produksionit.
Kujtojmë se, të gjithë banorët pothuajse kanë debatuar me Ganinë, të cilët edhe janë duke u ankuar për ofendimet dhe kontradiktat e tij.
Në klipin dedikuar Ganisë u shfaqën pamje të tij duke e konsumuar alkoolin edhe fshehurazi, pasi që i njëjti është akuzuar se po pi alkool në masë të madhe.
U shfaqën momente të debateve të ndryshme me banorët e shtëpisë.
Por, me përfundimin e klipit, Gania mori vendimin që ta lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke thënë se dëshiron t’i ndërprejë rrugët.
“Nuk kam asnjë koment për këtë videomontazh, ishte kënaqësi me këtë reality show, këtu i ndërprejmë rrugët, u bë boll, mu ka lodh shpirti, une kom me dal me nje vendim zyrtar, por ketu i ndajmë rrugët faleminderit”, tha Gania.