Babai i Cristian Shpendit në Itali ka rrëmbyer skenën e futbollit.
Ai ka sulmuar portierin e Olbias duke e goditur me grusht në fytyrë, pas vërshëllimës së fundit të ndeshjes Cesena – Olbia. Cesena fitoi 1 me 0 ndeshjen e vlefshme për javën e 20 të Seria C, por rezultati kaloi në plan të dytë.
Gjithçka erdhi për shkak të dëmtimit që pësoi Cristian Shpendi, pjesë e Cesenas. Sulmuesi i Kombëtares së moshave u aktivizua në minutën e 58’ dhe u zëvendësua në minutën e 85’ nga Ogunseye, pas dëmtimit të pësuar. Ishte portieri Rinaldi që luan për Olbian, ai që ndikoi.
Kujtojmë se Shpendi është në krye të renditjes së golashënuesve në Seria C. Me 10 golat e tij, Cesena mban vendin e parë në renditje. 49 pikë të grumbulluara pas 20 javëve për klubin që synon ngjitjen në Seria B. Mbetet për t’u parë nëse do ketë penalitet për Cesenan pas kësaj ngjarje.