NISMA në Malishevë shënon njëvjetorin e themelimit

11.04.2015 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
NISMA në Malishevë shënon njëvjetorin e themelimit

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj së bashku me anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA-s, dhe deputetë të NISMA-s, kanë takuar të gjitha strukturat e degës së NISMA-s për Kosovën në Malishevë, ku janë pritur nga Kryetari i degës, Ragip Begaj, njëherit Kryetar i komunës së Malishevës. Takimi i zhvilluar në Malishevë është në vazhdën e takimeve që po bëhen me rastin e njëvjetorit të themelimit të NISMA-s për Kosovën.

Kryetari Limaj ka përshëndetur dhe falënderuar të gjithë bashkëvendasit e tij, që kanë dhënë kontribut për NISMA-n, ku gjithashtu ka folur për situatën politike në vend, dhe në veçanti kryetari Limaj u ka folur për protestën kundër kapjes së shtetit, që do të mbahet më 18 Prill në Prishtinë, ku ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masovike, për një protestë paqësore dhe dinjitoze, e cila do të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Partitë opozitare me 18 prill do të mbajnë një protestë paqësore, ku natyrisht NISMA nuk proteston kundër individëve, NISMA thirret kundër fenomeneve negative dhe kapjes së shtetit. Të gjithë duhet të protestojnë kundër atyre që e kanë kapur shtetin, pra dhe ky është vizioni ynë, të protestojmë kundër fenomeneve negative që po bllokojnë dhe stopojnë vendin, prandaj motoja e kësaj proteste është “ç’kapja e shtetit”, dhe kjo nuk njeh parti, sepse është në interes të të gjithë neve, tha Kryetari Limaj sot në Malishevë.

Ndërsa, Kryetari degës së NISMA-s në Malishevë, Ragip Begaj, ka falënderuar udhëheqësit e NISMA-s për Kosovën, për përkushtimin e madh që kanë treguar që nga themelimi i NISMA-s. Kryetari i NISMA-s në Malishevë Ragip Begaj, gjithashtu tha se sot ndihem mjaft krenar me punën dhe angazhimin e çdo qytetari të Malishevës që ka dhënë maksimumin e tij, që NISMA në Malishevë të jetë mjaftë e fuqishme në mbështetje të nevojave të qytetarëve tanë.

Kryetari i degës, Begaj, tha se NISMA në Malishevë është duke u mobilizuar mirë për të marr pjesë në protestën paqësore që do të mbahet më 18 Prill në Prishtinë.nisma-kryesia2

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rubio, kabllogram ambasadës së SHBA në Tiranë: Identifikoni grupet e ekstremit të majtë

Rubio, kabllogram ambasadës së SHBA në Tiranë: Identifikoni grupet e ekstremit të majtë

Zemaj thotë se janë mbi 150 nënshkrime për zgjedhje të brendshme në LDK

Zemaj thotë se janë mbi 150 nënshkrime për zgjedhje të brendshme në LDK

Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%