Shtetet anëtare të BE-së janë duke e përgatitur një plan të fshehtë për përjashtimin e Greqisë nga Zona e Euros, në rast të falimentimit të shtetit grek në maj të këtij viti, shkruan e përditshmja britanike “Times”.
Sipas një dokumenti që posedon kjo gazetë, Ministria e Financave të Finlandës në bashkëpunim me Gjermaninë, bëhet fjalë për përjashtimin e mundshëm, ndërsa autorët e këtij dokumenti paralajmërojnë se kjo pranverë do të sjell “vendime shumë të vështira politike”, transmeton Telegrafi.
Sipas gazetës, Finlanda beson se monedha euro mund të mbijetojë edhe pas përjashtimit të Greqisë, në sajë të masave dhe reformave që ka kryer në vitet e fundit Banka Qendrore Evropiane.
Në fund të shkurtit, Greqia kishte rënë dakord për zgjatjen e ndihmave antikrizë për katër muaj, deri në fillim të këtij muaji (prill), ku autoritetet e shtetit grek prezantuan programin e masave ekonomike, me anë të cilës duhet të binden huadhënësit ndërkombëtarë për të ndihmuar Athinën zyrtare, por edhe për të shmangur falimentimin e shtetit grek. /Indeksonline/