Edon Zhegrova dhe babai i tij, Lulzim Zhegrova ishin të ftuar në Podcastin “Rruga e Re” të Lumir Abdixhikut.
Episodi i katërt i këtij podcast-i iu kushtua yllit të Kosovës.
E babai i Edonit, Lulzim Zhegrova ka treguar se si nuk i pritet djalit të tij që të shkojë të luajë për Kosovën
“Bashkëlojtarët e Edonit shpesh i thonë se na ke lodh me Prishtinë e me Kosovë sepse ky nonstop fol për Kosovën. Kur e fton Kombëtarja e Kosovës, zakonisht të hënën e fton me ardhë, ky (Edoni) pas lojës të dielën menjëherë thotë: Bab, te kqyri ndonjë biletë të shkoj të dielën”, tregoi Lulzim Zhegrova.