“S’du me ia pa sytë, është martu me një çikë sa unë”- Edona James flet për babain dhe tranzicionin e saj

E publikuar: 24/12/2023 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edona James i është rrëfyer banorëve, Ardit dhe Mirdonit në dhomën e gjumit, për eksperiencat e saj gjatë udhëtimin drejt ndërrimit të gjinisë.

Gjatë rrëfimit të saj, ajo nuk ka hezituar të flasë edhe për marrëdhënien e vështirë me babain e saj si shkak i kësaj.

Edona tregon se kishte filluar procedurën e ndërrimit të gjinisë që në moshën 13-vjeçare dhe më pas iu kishte nënshkruar operacionit të parë në moshën 17-vjeçare.

“Babës nuk i ka interesu kurrë. Tash është martu një çikë sa unë, dhe ka fëmijë më të”, ka thënë banorja e Big Brother.

“Po, unë s’du me ia pa sytë, se nuk është baba jem. S’më mungon baba, s’e kam ditë kurrë çka është baba. S’është baba jem, i ka fëmijët e vet ai, le të kënaqet, unë e kam nanën”.