Oklahoma do të bëhet shteti i parë amerikan që lejon përdorimin e azotit si metodë ekzekutimi.
Drafti ka marrë dritën jeshile të legjislaturës shtetërore dhe tani pret firmën e guvernatorit për t’u kthyer në ligj. Një sërë shtetesh amerikane po e marrin në konsideratë përdorimin e mënyrave alternative të zbatimit të dënimeve kapitale pas problemeve të mëdha të furnizimit me drogat e përdorura në injeksionet vdekjeprurëse, për shkak të mungesës së tyre në rang kombëtar.
Arsyeja e ngërçit të krijuar është refuzimi i prodhuesve të mëdhenj europianë, kundërshtarë të dënimit me vdekje, për të shitur substancat në fjalë.