Sivjet në Prishtinë do të mbillen rreth 400 mijë lule, prodhim vendor (Foto)

10.04.2015 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sivjet në Prishtinë do të mbillen rreth 400 mijë lule, prodhim vendor (Foto)

Në bazë të planifikimeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, gjegjësisht Ndërmarrjes Publike Komunale “Hortikultura”, ka filluar zgjerimi dhe mirëmbajtja e sipërfaqeve gjelbëruese edhe për këtë pranverë.
Këtë vit, për herë të parë do të mbillen edhe gjashtë lloje të reja të luleve shumëvjeçare që do t’i fisnikërojnë sipërfaqet gjelbëruese në qytetin e Prishtinës.
Në parkun tek lagjja “Dodona”, në një sipërfaqe prej 5 hektarëve do të mbillen rreth 20 mijë lule sezonale.

“Në këtë park janë të angazhuar 18 punëtorë, të cilët përkujdesen si për mirëmbajtjen e këndit të lojërave për fëmijë, mirëmbajtjen e gjelbërimit ku nënkuptohet largimi i mbeturinave, ujitja e përhershme, kositja e barit,etj”, tha Isak Rakovica, kryeshef i N.P.K “Hortikultura”.
Rakovica tha se Drejtoria e Shërbimeve Publike në tërë qytetin e Prishtinës i ka riaktivizuar pas shumë vitesh 17 puse, prej të cilëve do të ujiten sipërfaqet gjelbëruese për një mirëmbajtje më të mirë të hapësirave të gjelbra.

Njëkohësisht, në të gjitha hapësirat tek rrethrrotullimet e kryeqytetit do të mbillen tulipanë, ndërsa janë punësuar edhe 24 punëtorë me kontrata të përhershme, pasi që një prej qëllimeve kryesore të Komunës së Prishtinës mbetet krijimi i vendeve të reja të punës dhe fuqizimi i prodhimeve vendore, njofton komuna e Prishtinës.

Qëllimi i Komunës së Prishtinës që të gjitha fidanët dhe lulet të cilat mbillen në qytetin e Prishtinës, të jenë prodhime vendore që prodhohen në lulishten e ndërmarrjes “Hortikultura”, me synim të rritjes së numrit të punëtorëve.
Nga lulishtet e ndërmarrjes “Hortikultura” do të prodhohen rreth 400 mijë lule në 3.000 m2 sipërfaqe të cilat i posedon kjo ndërmarrje komunale. /Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë