Rrebesh sulmesh ajrore në Irak dhe Siri

10.04.2015 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rrebesh sulmesh ajrore në Irak dhe Siri

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për herë të parë është përfshirë edhe Kanadaja, ka intensifikuar fushatën ajrore duke kryer 19 sulme ndaj caqeve të “Shtetit Islamik” gjatë 24 orëve të fundit, shtatë prej tyre në Siri, ndërsa 12 në Irak.

Avionët luftarakë në Siri kanë goditur automjetet e militantëve sunitë të “Shtetit Islamik”, një garnizon dhe pozicionet luftarake afër Al Hasakah, në Raqqah dhe një bazë në periferi të qytetit kurd, Kobani.

Ndërsa Irak, janë kryer sulme ajrore në shkatërrimin e një tuneli të përdorur nga militantët e “Shtetit Islamik” dhe caqe të tjera të këtij “shteti” afër vendbanimeve Bayji, Mosulit, Sinjarit dhe Tal Afarit.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se para tetë muajsh, militantët e “Shtetit Islamik” ishin përhapur kudo në Irak, dhe se tani, territori i kontrolluar prej tyre është ngushtuar dukshëm.

Por Biden ia ka kujtuar klasës politike irakiane nevojën për thellimin e bashkimit dhe të bashkëpunimit mes sunitëve dhe shiitëve në institucione, në veçanti brendapërbrenda qeverisë.

Javën e kaluar, qyteti, që njihet si vendlindja e ish diktatorit Sadam Hysein, u çlirua pas një viti kontrolli nga militantët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë” (ISIS), të cilët në maj dhe qershor të vitit të kaluar pushtuan pjesë të konsiderueshme të Irakut dhe Sirisë dhe shpallën kalifatin e tyre të quajtur “Shteti Islamik”.

Krimet makabre, vrasja e mbi 15 mijë vetave, bëri që irakianët të tejkalojnë ngërçin politik, shiitët pranuan ndarjen e pushtetit me sunitët dhe të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara mobilizuan dhe stërvitën ushtrinë për të ndërmarrë ofensiva në çlirimin e territoreve të pushtuara.

Çlirimi i Tikritit me 30 mijë forca ushtarake dhe policore, shumica shiitë, me ndihmën edhe të gjeneralëve iranian, i ka dhënë Irakut moral për të vazhduar ofensivën e radhës, e cila mund të jetë edhe ajo për marrjen e Mosulit, qytetit të dytë për nga madhësia, i cili po ashtu mbahet i pushtuar që prej një viti nga militantët që kryejnë krime në emër të një “Islami të vërtetë”.

Një javë para takimi të planifikuar në mes të presidentit amerikan, Barack Obama dhe kryeministrit të Irakut, Haider al-Abadi, Biden ka dhënë një vlerësim optimist të progresit të Bagdadit zyrtar kundër “Shtetit Islamik”, por i ka porositur irakianët të mos e humbasin ndjenjën e urgjencës së bashkimit politikë dhe të mos përsërisin gabimet e së kaluarës që i solli në këtë pikë. /lajmi.net/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Guleni

Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Guleni