Të dielën në fshatin Zahaq të Pejës një person është arrestuar pasi dyshohet që është shfaqur nëpër video duke ekspozuar armë zjarri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas që, është vërejtur në një video incizim duke ekspozuar një armë zjarri.”- njofton policia.
“Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.


















