Zjarr në Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë

E publikuar: 17/12/2023 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Fushë Kosovës është përfshirë nga flakë, sot në orët e mbrëmjes.

Flakët kanë kapluar ndërtesën nga brenda, por raportohet se ky objekt nuk ka qenë funksional tash e disa vite.

Zjarrfikësit nga Fushë Kosova tashmë gjendet në vendin e ngjarjes dhe janë duke e shuar zjarrin.

Deri më tani, shkaqet e shpërthimi të zjarrit janë të panjohura.

Nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.