Vrasja me thikë në Dobërçan të Gjilanit, publikohen fotografitë e dorasit dhe viktimës

E publikuar: 17/12/2023 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjilani është tronditur nga një rast i kobshëm mbrëmjen që lamë pas.

Armend Behluli ka vdekur si pasojë e therjes me thikë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dorasi është Dibran Tahiri. I njejti dyshohet se ka qëlluar shtatë herë me thikë Behlulin për motive ende të paqarta.

Viktima u dërgua me shenja jete në spital, mirëpo nuk ka arritur që t’i bëjë ballë plagët.

Jozyrtarisht mësohet se të njëjtit kanë patur lidhje shoqërore në të kaluaren. /indeksonline/