Gani Gërmia, së fundmi ka thyer rregullat e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke mos marrë seriozisht dënimet e vëllait të madh.
Në mbrëmjen e spektaklit të së premtes, Ganiut, Bucit dhe Besit, iu ndalua strikt përdorimi i alkoolit për një periudhë tri ditore dhe u vendos që ata të lidheshin me njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe si masë ndëshkimore.
Ky vendim erdhi pasi të njëjtit një natë më parë nga përdorimi i tepërt i alkoolit kishin devijuar, ku të njëjtit shanë me nënë dy nga banorët e tjerë të këtij formati.
Ky vendim, vetëm pak orë pas spektaklit u thye nga njëri banorë i dënuar, e që është Ganiu. I njëjti u kap nga njëra prej disa kamerave duke konsumuar përsëri alkool.