Gjendet një burrë i vdekur në një veturë të braktisur në Prizren, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

E publikuar: 16/12/2023 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë është gjetur pa shenja jete në një veturë të braktisur në fshatin Zojz të Prizrenit.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme.

Policia ka bërë të ditur se viktima është gjetur i shtrirë përmbys afër derës së shoferit, përderisa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tijj.

Rasti është hapur si ‘vdekje e dyshimtë’.

“Është raportuar për një veturë të braktisur dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.”