ZRrE-ja synon parandalimin e sulmeve kibernetike, sfidë mbetet mosliberalizmi i tregut

E publikuar: 15/12/2023 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar Planin vjetor të performancës për vitin 2024, të Zyrës së Rregullatorit për Energji, raporton Ekonomia Online.

Lutfije Dervishi anëtare e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka paraqitur para deputetëve planin e punës për vitin 2024.

Ajo tha se për vitin 2024 janë paraparë një varg aktivitetesh siç është mbrojta e konsumatorëve e sulmet kibernetike, duke shtuar se sfidë për Rregullatorin mbete mosliberalizmi i tregut.

“Si çdo herë ky planë veç se është ambicioz ne jemi munduar që të jetë edhe racional. Për tu arritur objektivat rregullatori ka paraparë këto aktivitet, fuqizimi i kornizë ligjore nga ana e rregullatorit që do të dal nga miratimi i ligjeve në sektorin e energjisë”.

“Legjislacioni primar do të ndikojë edhe në plotësim ndryshimin e më shumë se 20 dokumente të rregullatorit. Në kuadër të integrimit të tregut të përbashkët Kosovë Shqipëri rregullatori do të miratoj planin e perfomacës së përbashkët. Në kuadër të rritjes së konkurrencës së sektorit të energjisë në proceset e rregullimeve të çmimeve sfidë për rregullatorin ende mbete liberalizmi i tregut. Janë propozuar disa masa, në raportin e fundi rregullatori ka pasur një përmirësim të madh”.

“Në fushën e planeve zhvillimore dhe bilanceve rregullatori do të shqyrtoj dhe miraton 11 dokumente të tjera. Në fushën e mbrojtëse se konsumatorëve prit të aprovohen rregullat për auditim të jashtëm dhe të brendshëm doganor. Ndërsa në fushën kibernetike do të aprovojmë procedurën e rikthimit në rast të sulmeve kibernetike”, tha ajo./EO