Është miratuar edhe në lexim të dytë projektligji për buxhetin 2024.
Opozita nuk ka marrë pjesë në votim, por për këtë miratim ka shkrua rnë Facbook, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet.
”Kalon Buxheti për vitin 2024. Edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet. Falënderoj deputetët dhe deputetet e Kuvendit të Republikës për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre”, ka thënë ai.
Buxheti do të ketë vlerë 3.3 miliardë euro, rreth kësaj Kurti thotë se është 35 për qind më i lartë krahasuar me buxhetin kur e morën pushtetin.
“Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, ka thënë Kurti.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0FMtXv5Nravw8JXK5AjTYPkW23FkzAmSTxAvRRAebZwBVKMNTjXPsn3moEexBuMAel&id=100044512086347&mibextid=Nif5oz