“Draft-statuti i pranuar ndërkombëtarisht nga Qeveria”, Abdixhiku ia shpreh brengat zyrtares së DASH’it

E publikuar: 14/12/2023 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim drejtoreshën për Evropë Jug Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen E. Hyland.

Gjatë këtij takimi, Abdixhiku ka thënë se ka shprehur “pikëpamjet tona rreth dokumentit të draft-statutit – të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga kjo Qeveri – dhe brengat që kemi mbi përmbajtjen e tij.”

Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. SHBA-të janë të paalternativë në këtë drejrim”, ka shkruar Abdixhiku.