Tahiri: Çka janë 100 euro shtesa përballë kushteve të vështira të pensionistëve dhe fëmijëve

E publikuar: 13/12/2023 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për kushtet e vështira të pensionistëve dhe fëmijëve. Sipas tij, qeveria po i përdorë shtesat prej 100 eurosh “si mjet i menaxhimit të pakënaqësive në rritje”.

Sipas tij “për tri vite qeverisje, asnjë rritje pensioni apo page. Shtesat tua janë shtesa të promovimit të varfërisë”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

Çka janë 100 euro shtesa përballë kushteve të vështira të pensionistëve dhe fëmijëve. Je kah i përdorë shtesat si mjet i menaxhimit të pakënaqësive në rritje. Për tri vite qeverisje, asnjë rritje pensioni apo page. Shtesat tua janë shtesa të promovimit të varfërisë. Me këto shtesa ju edhe këtë herë dëshmoni që nuk keni asnjë qëllim dhe asnjë plan për rritje të pensioneve dhe pagave.

Tri vjet pallavra dhe tri vjet mashtrim po donë me i mshelë me kozmetikë të PR-it. Pra, lëri mashtrimet, mos kujto që me një ditë lehtësimi me 100 euro të buxhetit, do të harrohen 364 ditë të vështira për secilin prej atyre që do t’i mashtrosh!