Numri i të vrarëve në Gaza shkon në 18 mijë

E publikuar: 10/12/2023 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë së Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, raporton se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë deri tani në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Al Jazeera citon zëdhënësin Ashraf al-Qudra të ketë thënë se të paktën 49,500 të tjerë janë plagosur.

Ai tha për median se 297 njerëz ishin vrarë dhe më shumë se 550 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit.