Një grabitje me armë ka ndodhur në një biznes në Prush të Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake disa persona kanë tentuar të vjedhin me armë një banesë.
Pas denoncimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Autorët që ishin në vendngjarje, autorët kanë hapur zjarr edhe ndaj forcave të policisë.
Fatmirësisht, nuk ka të dëmtuar nga asnjëra palë, ndërkaq, policia është në ndjekje të autorëve.
Është vënë në kërkim mjeti Audi, ngjyre e bardhë me targa AA943SG, pasi ka qëlluar me armë në zonën e Prushit dhe është larguar në drejtim të Liqenit të Thatë.