Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, e ka bërë një veprim goxha të rrallë.
Ajo në profilet e saja në rrjete sociale e ka publikuar numrin e saj e të telefonit.
“Më shkruani” – ishte mbishkrimi i fotografisë së numrit të saj.
Duke mos dhënë më shumë detaje deri tani, Lipa i ka ftuar adhuruesit e saj ta kontaktojnë.
Këto postime kanë shfaqur reagime të shumta gëzimi tek mbështetësit e këngëtares, të cilët u shprehën se menjëherë i kanë shkruar.