Burri mbajti në frigorifer trupin e shokut për ta pasur “afër”, dënohet me dy vite burg

E publikuar: 06/12/2023 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë i cili e mbajti trupin e mikut të tij në frigorifer për dy vjet pasi “e kaloi mërzinë” për vdekjen e tij, është burgosur.

Damion Johnson u dënua me dy vjet burgim pasi pranoi se e ndaloi varrimin e ligjshëm e të denjë të shokut të tij, si dhe për tri akuza të tjera mashtrimi.

71-vjeçari vdiq në vitin 2018 dhe nuk u gjet deri në vitin 2020, në frigorifer.

Të dy ishin shokë prej 27 vjetësh dhe për një kohë jetonin bashkë në Angli.

Johnson i tha policisë se nuk po mendonte logjikisht atë moment dhe se nuk ndihej i gatshëm ta linte atë, shkroi Guardian.

Ai u tha familjarëve se John Wainwright kishte vdekur dhe e kishte varrosur, por nuk kishte lajmëruar autoritetet që të lëshonin një certifikatë të vdekjes.

Më 2019 Johnson ishte larguar nga apartamenti dhe frigoriferi ishte hequr nga priza. Njerëz e kishin vizituar apartamentin për kontrolle sigurie dhe kishin vërejtur erën e keqe.

Më 2020 një ekip shkoi dhe e largoi frigoriferin duke menduar se era vinte nga ushqimet e prishura, para se ta shihnin se në të gjendej trupi i Wainwright.