Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ishte e ftuar në emisionin e pasdites në Klan Kosova, “Ora e Pasdites”.
Gjatë intervistës, ajo shpalosi përvojat dhe sfidat që hasi gjatë qëndrimit të saj që zgjati për një muaj të plotë.
Monika pati rastin të shprehej mbi dinamikat e ndërlikuara, jetën e përditshme dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë së survejuar me kamera, të cilat mbajnë përbrenda një grup të madh personazhesh publike.
Veçanërisht prekëse ishte rrëfimi i saj për mbrëmjen kur u eliminua nga programi. Monika, e cila është vajza e Azis Salihut – një legjendë e boksit shqiptar – rrëfeu një situatë të pazakontë që ndodhi pas daljes nga shtëpia e BBVK.
“Po prisja aty te Klani dhe mendova nëse dikush do të vinte të më merrte”, tregoi ajo, duke shtuar se më vonë mësoi se bashkëshorti i saj, Ylberi, kishte qenë në gjumë.
Për fat të mirë, një shofer nga stafi i televizionit erdhi në ndihmë dhe e shoqëroi atë pas përfundimit të emisionit.
“Por vajza e dëgjoi emrin tim kur hyra në shtëpi (ishte ora 2:30-3:00) dhe më tha ‘Mami a je ti njëmend’. Se nuk e ka pritur që ndoshta dalë, më kishte shikuar deri në 12 pastaj e kishte zënë gjumi”, tha Salihu.