Ngasësin e zë gjumi, 14 të vdekur e 30 të lënduar nga aksidenti i autobusit në Tajlandë

E publikuar: 05/12/2023 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën 14 persona kanë vdekur në një aksident autobusi pasi shoferin dyshohet se e ka zënë gjumi në timon.

Më shumë se 30 të tjerë u plagosën në përplasjen në Tajlandë herët në mëngjes.

Autobusi po shkonte në jug nga kryeqyteti Bangkok kur doli nga rruga dhe u përplas në një pemë në provincën Prachuap Khiri Khan.

Në bordin e autobusit, i cili do të shkonte në provincën Songkhla, ishin total 49 persona.

Ai goditi një pemë pranë Parkut Kombëtar Hat Wanakorn, tha një oficer i policisë lokale.

“Ne supozojmë se shoferi mund të ketë rënë në gjumë”, tha koloneli i policisë Weerapat Ketesa, mbikëqyrësi i stacionit të policisë Huay Yang.