Kurti e ripohon përkushtimin e Kosovës ndaj Këshillit të Evropës

E publikuar: 04/12/2023 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai ka thënë se ka ripohuar përkushtimin e Kosovës ndaj Këshillit të Evropës.

“Duke siguruar sundimin e ligjit dhe të drejta të fuqishme për komunitetet joshumicë. Duke e dëshmuar këtë, vitin e ardhshëm ministria përgjegjëse për komunitetet joshumicë do të ketë rritjen e dytë më të madhe buxhetore nga çdo ministri.” – ka thënë Kurti.