Fajdet në “modë”

09.04.2015 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fajdet në “modë”

Kushtet e pafavorshme afariste, normat e larta për kredi dhe procedurat e zgjatura për realizimin e kredive, në bankat komerciale që operojnë në Kosovë, kanë bërë që bizneset në disa raste të marrin para më fajde, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Fajdet janë para të huazuara në mënyrë ilegale, nga qytetarët më normë të lartë të interesit.

Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se jo rrallë herë afaristët janë ballafaquar me këtë problem.

Bizneset për të zhvilluar veprimtarinë e tyre, në mungesë të mjeteve materiale dhe procedurave të komplikuara dhe të zgjatura për realizimin e ndonjë kredie në bankë, sipas Shahinit, janë detyruar të huazojnë para në mënyrë ilegale.

Nga këto veprime, Shahini ndërkaq thotë se jo pak biznese edhe kanë falimentuar, pasi norma mujore e fajdeve kalon mbi 15 për qind.

“Ky interes shkon nga 10 deri në 15 për qind në nivel mujor, ka raste edhe më pak edhe më shumë. Ka raste kur edhe iu është marrë biznesi, shtëpia, depo të ndryshme dhe pastaj bizneset kanë pasur një rrugë, ose të japin kapitalin (patundshmërinë) ose të lëshojnë Kosovën. Ka pasur raste kur njerëzit kanë braktisur vendin për shkak të fajdeve dhe haraçeve”. 

Edhe ekspertë për çështje ekonomike, thonë se politikat jo të favorshme kreditore kanë ndikuar që bizneset të huazojnë para në mënyrë ilegale.

Musa Limani, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë se kjo lloj dukurie po i “fundos“ bizneset, madje në disa raste po konfliktet po përfundojnë me fatalitet.

“Këto nuk janë të lejueshme, por unë sa e di është një rrjet shumë i madh dhe dominon në biznesin tonë. Tashmë ka dal në “shesh” kjo punë. Unë madje frikësohem se mund të ketë edhe ngatërresa fatale për arsye se njerëzit futen në borxhe të mëdha dhe në pamundësi për t’i kthyer ato, vijnë deri te konflikti, vjen deri te më e keqja. Prandaj, duhet të merren masa urgjente që të ndalohet kjo dukuri që edhe ashtu është ilegale”, thotë Limani për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, zyrtarët e Policisë së Kosovës, thonë se ka pasur raste që kanë arrestuar persona që japin hua ilegale dhe të tillët i kanë adresuar te organet e drejtësisë.

Në një përgjigje përmes postës elektronike, zyrtarë të Policisë së Kosovës, kanë thënë se që nga viti 2003 e deri më tani, ka pasur 56 persona të dyshuar të cilët janë trajtuar konform ligjeve të aplikueshme në Kosovë.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë këtij viti janë arrestuar tre persona, vitin e kaluar 30 kurse në vitin 2013 janë raportuar 23 raste.

Por, Agim Shahini mendon se numri mund të jetë shumë më i lartë. Sipas tij, këto veprime realizohen në mënyrë sekrete si nga huadhënësi po ashtu edhe nga huamarrësi.

“Mendoj se numri është tepër më i lartë, mund të jetë 4-5 -6 fishi e më tepër, sepse këta njerëz që kanë kapital dhe japin para me fajde, përdorin palë të treta, të katërta dhe është shumë e vështirë të zbulohet pronari kryesor. Kjo mbetet shumë sekret se asnjëherë nuk mund të dihet se kush është ai që ka këtë kapital në duar dhe gjepa”, thekson Shahini.

Veprimet e tilla ndëshkohen sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas këtij Kodi, kushdo që për vete apo për personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 5 deri në 12 vjet, varësisht nga vlera e humbjeve të mjeteve financiare ose realizimit të pasurisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK