Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka qëndruar gjatë ditës së diel për vizitë në Beograd.
Dhe atje në aeroport, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka pritur me një buqetë me lule dhe në shenjë mirëseardhjeje janë vendosur flamuj.
Megjithatë, në vend të atyre italiane, kishte një “ngatërrim”, shkruajnë mediat e huaja.
Jery relno da su zbog dolaska Italijanke, duž autoputa pokačili mađarske zastave!?? pic.twitter.com/xYXweJISGm
— Édesem Grunfosz by PUB (@grunfology) December 3, 2023
Flamujt, siç veprohet gjithmonë gjatë ardhjes së zyrtarëve të huaj, u vendosën përgjatë autostradës dhe rrugëve kryesore të qytetit – ku në disa pjesë ka pasur një problem.
Gjegjësisht, kombinimi i ngjyrave të flamurit italian dhe atij hungarez është i njëjtë, por në rastin e atij hungarez, ato janë horizontalisht, ndërsa në rastin italian, vertikalisht.
Dolazi nam Premijerka Italije, mentoli, ko god da je, okačili zastavu Mađarske.@avucic da li je stvarno moguće da tamo kod vas , po službama, protokolima, radi neko ko bar za ovo mozga nema…..aman. Blam blam.. pic.twitter.com/Yek6wVCtln
— Nataša Stojanović (@tashananana) December 3, 2023
Flamuri i Serbisë është vendosur për së gjati, kështu që vijat nuk janë vendosur ashtu siç duhet (në këtë rast horizontalisht), gjë që rezultoi të ngjante me flamurin hungarez.