“Drejtësi për Liridonën’’, në Tiranë mbahet protestë për vrasjen e Liridona Ademajt

E publikuar: 03/12/2023 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas vrasjes së Liridona Ademajt, dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë dalë në protestë, me thirrje kundër vrasjeve të vajzave dhe grave.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruante “Ndal femicidit”, “Denonco dhunën”, “Drejtësi për Liridonën’’, raporton Top-channel.tv.

Ndërsa në Prishtinë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur një aksion simbolik para Gjykatës Themelore të Prishtinës para nisjes së seancës dëgjimore ndaj Naim Murselit, bashkëshortit të Liridona Ademaj, si dhe dy të dyshuarve tjerë për vrasjen e saj.