Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha të enjten se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është një akt i shenjtë që e kemi dëshiruar shumë.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kushtetuta është sinonim i shtetit tonë.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, një akt i shenjtë që e kemi dëshiruar shumë. Sinonim i shtetit tonë. Qytetarë të dashur, urime Dita e Kushtetutës sonë!”, shkruan Mustafa në Facebook.