Osmani dhe Kurti në kazermën “Adem Jashari” për “Ditën e Forcës”

E publikuar: 27/11/2023 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë arritur në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ata janë duke vizituar ekspozimin e armëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Në kazermën e FSK-së, së bashku me krerët e shtetit është edhe gruaja e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, Shukrija.

Përveç udhëheqësve më të lartë shtetërorë, në kazermën e FSK-së janë duke marrë pjesë edhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

Sot institucioni i sigurisë ka hapur dyert për qytetarët në mënyrë që të shohin pajisjet ushtarake.

“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.”