Albin Kurti publikon pamje të reja nga takimi me Rita Orën

E publikuar: 27/11/2023 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka publikuar pamje të reja nga takimi me yllin botëror të muzikës me prejardhje shqiptare, Rita Ora.

Kurti u përkujdes që këngëtaren ta pres me lule dhe tortë, me rastin e ditëlindjes së saj. I pari i qeverisë i bëri edhe dhuratë Orës, një libër dhe një pjatë punim artizanal.

Ditën e djeshme, Kurti e quajti “Ditë të paharrueshme”.Ndër të tjera, ata biseduan edhe për realizimin e disa projekteve me rëndësi.