Një 55-vjeçar nga Kosova ka mbetur i vdekur derisa ka qenë duke fjetur në banesën e tij në Dijon të Francës.
Ai vdiq si pasojë e të shtënave me armë zjarri në mes të dy bandave kriminale duke u goditur brenda saj.
Bëhet fjalë për Veli Sadikun, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës.
Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët.
Rasti ka ndodhur në mesnatën e së shtunës.
Për ngjarjen tragjike ka shkruar edhe gazeta franceze “Le Figaro”, përcjell Klankosova.tv
Prokurori i Dijon bëri të ditur tha se dy persona që qëlluan derisa ishin në lëvizje me veturë janë në arrati.
Prokurori deklaroi se burri nga Kosova është viktimë kolaterale nga kjo ngjarje.
Raportohet se 55-vjeçari nga Kosova u godit nga plumbi brenda banesës së tij në katin e parë, në vendin e quajtur “Rrethi i Stalingradit”.
Për rastin ka folur edhe vajza e viktimës, e cila deshti të mbetej anonime.
“Unë dhe nëna ime u zgjuam nga të shtënat e armëve, të cilat u ndalën fillimisht për disa momente dhe pastaj filluan sërish. Kur unë dhe nëna ime shkuam të shohim babain ku flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur”, tha 23-vjeçarja për Le Figaro.
Familja Sadiku kishte 14 vjet që jetonte në Francë, shkruan gazeta franceze.

















