Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka arritur për vizitë në Kosovë bashkë me familjen e saj.
Në këtë vizitë, Ritës iu bashkua edhe burri i saj, regjisori i famshëm, Taika Waititi.
E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka mirëpritur ata, përcjell Klankosova.tv.
Rama është shprehur se vizita e saj do të jetë e mbushur me shumë emocione, mall e dashuri, si çdo herë që ajo shkel tokën e Kosovës.
“Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje!”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Po ashtu ai tha se momente të paharrueshme i presin së bashku.
“Momente të paharrueshme na presin bashkë!”, shkroi ai.