Arrestohen dy persona, dyshohet se ndihmuan katër të tjerët për plaçkitjen në Suharekë

E publikuar: 25/11/2023 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi për Portalin Dukagjini ka thënë se dy persona janë arrestuar nën dyshime se u kanë ndihmuar 4 të dyshuarve të tjerë, për plaçkitjen në Suharekë.

Sipas saj ata u kanë ndihmuar grabitësve ta përpilojnë planin.

“Çka do që them më shumë i dëmtojë hetimet. Këta dyshohet se i’u kanë ndihmuar të grabitëseve gjatë përgatitjes se veprës penale u kanë ndihmuar faktikisht në kryerjen veprës penale”, ka thënë ajo.

A janë identifikuar kryerësit e grabitjes në Suharekë?

“Ende nuk janë identifikuar jemi në identifikim e sipër.” ka thënë prokuroja e rastit për Portalin Dukagjini.