Zhduket një grua nga Podujeva

E publikuar: 24/11/2023 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua në Podujevë është larguar nga shtëpia dhe më nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gruaja është larguar nga shtëpia të mërkurën.

“Podujevë/ 22.11.2023-19:00. Me 23.11.2023 ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se viktima femër ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.