Të enjten rreth orës 21:14, një person është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.
Kështu raporton Policia në raportin 24-orësh.
Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit.
“Lipjan / 23.11.2023-21:14. Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Malit të Zi ka kryer veprën penale të lartcekur. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
















