Kosova, shembull për Evropën

08.04.2015 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova, shembull për Evropën
Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se Kosova është shembull për Evropën se si mund të jetë një shtet për komunitetet.
Ajo ka thënë se Qeveria deri më tani ka punuar në avancimin e të drejtave të romëve, porse ende ka punë për t’u bërë në këtë drejtim. “Ju e dini se një milion amerikanë kanë prejardhje rome dhe SHBA-të janë vëzhgues për përfshirjen e romëve dhe që synon diskriminimin e këtij komuniteti. Ne i përgëzojmë të gjithë të arriturat e qeverisë, por duhet bërë edhe më shumë. Ne jemi të kënaqur, por ne besojmë që qasja në arsim është e domosdoshme për të gjitha komunitetet dhe ne kemi avancuar disa qendra për avancimin e arsimit të romëve. Kosova është shembull për Evropën se si mund të jetë një shtet i ri multietnik dhe romët janë një pjesë e rëndësishme e kësaj pasurie dhe e meritojnë ndihmën tonë dhe përkrahjen tonë”, ka thënë Jacobsoni, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Qeveria do të angazhohet në punësimin e të gjitha komuniteteve, duke i krijuar kushte edhe në arsim dhe shëndetësi. “Komuniteti rom si pjesë integrale e Kosovës, është kontribuues i shtetit të Kosovës. Kjo festë shpreh edhe vlerat e veçanta që përfaqëson ky komunitet”, është shprehur Mustafa.
Ndërkaq, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, ka thënë se Qeveria duhet ta përmirësojë gjendjen e tri komuniteteve: egjiptian, ashkali dhe rome. “Ata kanë nevojë për asistencë nga qeveria, për të përmbushur të drejtat e tyre, në mënyrë që të jenë pjesëmarrës si komunitetet e tjera”, ka deklaruar Schlumberger.
Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur