Të paktën 12,300 palestinezë u raportua se janë vrarë gjatë bombardimeve në Rripin e Gazës, që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
Ndërkohë theksohet se mes viktimave janë gati 5, 000 fëmijë, mbi 3 mijë gra. Gjithashtu Autoriteti Palestinez njofton se rreth 30,000 të tjerë janë plagosur.
Ministria e Shëndetësisë e Hamasit siguron nga ana e saj se dhjetëra trupa janë të shtrirë në rrugët e sektorit verior të Rripit të Gazës, dhe se është e pamundur të regjistrohen sepse ushtria izraelite po qëllon mbi ambulancat dhe personelin mjekësor që përpiqen të afrohen.