Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Malit të Zi.
Kjo pasi zyrtarët e Policisë dhe Doganave, i gjetën atij brenda veturës “BMW” me targa franceze, 18 pako me kokainë.
Dyshohet se droga vinte nga Shqipëria.
Ende nuk dihet pesha e saktë, e cila pritet të matet gjatë ditëve të vijim.
Sasia e narkotikur pritet të peshohet ditëve në vijim, shkruan Klan TV.