Publikohet numri i jahteve në Mal të Zi, më së shumti pronarë rusë dhe serbë

E publikuar: 15/11/2023 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në regjistrin e jahteve deri në gusht të këtij viti janë regjistruar gjithsej 419 jahte, nga të cilët 48 ishin të shtetasve malazezë.

Nga numri i përgjithshëm i jahteve të regjistruara në Mal të Zi, shumica e këtyre anijeve luksoze janë në pronësi të rusëve, 118, pasuar nga qytetarët e Serbisë me 117, sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria e Sigurisë Detare dhe Menaxhimit të Porteve.

Administrata për Kadastër dhe Pronë Shtetërore i tha Forbes Montenegro se ata nuk janë në dijeni se ka shtetas rusë që janë nën sanksione mes pronarëve të jahteve në Mal të Zi.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Mali i Zi iu bashkua të gjitha masave kufizuese të miratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë dhe një numri të qytetarëve të saj.

Në regjistrin e jahteve deri në gusht të këtij viti janë regjistruar gjithsej 419 jahte, nga të cilët 48 janë të shtetasve malazezë.