Kush është shefi i AKI-së?

08.04.2015 08:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kush është shefi i AKI-së?

Agron Selimaj është shefi i shërbimit inteligjent të Kosovës. Por, kush është në fakt ky person. Çfarë ka bërë Selimi në të kaluarën dhe me çka merret ai pos me detyrën si drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Biografia e tij tash është publike.
Selimi është emëruar nga presidentja dhe kryeministri në detyrën e Drejtorit të AKI me 2 Shkurt të vitit 2015. Ai drejton dhe menaxhon AKI-në, mbledh, analizon dhe shpërndan inteligjencën tek institucionet kompetente. Gjithashtu, bashkëpunon me partnerët ndërkombëtar në fushën e inteligjencës, raporton Gazeta Tribuna.

Para emërimit të tij, ka ushtruar detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI nga data 09.09.2009 deri në ditën e emërimit në detyrën e re të Drejtorit të AKI.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka kryer hetime, inspektime dhe auditime të aktiviteteve dhe veprimtarive të AKI. Gjithashtu, i ka raportuar Kryeministrit dhe Komisionit Mbikëqyrës Parlamentar të AKI për kontrollin e brendshëm në AKI.

Nga viti 2007-2009 ka ushtruar profesionin e avokatit mbrojtës për klientët që kanë pasur nevojë për shërbimet profesionale juridike.

Në periudhën tetë mujore, në cilësinë e avokatit të kompanisë së sigurimeve “INSIG” dega në Kosovë, ka përfaqësuar kompaninë në procedurat gjyqësore. Në vitin 2006 ka përfunduar provimin e jurisprudencës dhe ka marr licencën e avokatit. Nga viti 2005-2007 ka kryer detyrën e auditorit gjyqësor në Departamentin e Drejtësisë. Gjatë kësaj periudhe ka audituar sistemin gjyqësor, duke identifikuar të gjeturat dhe paraqitur rekomandimet tek autoritetet kompetente për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Kosovë. Në vitet 2004-2005 ka kryer detyrën e zyrtarit ligjor në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës. Ka qenë ndër zyrtarët e parë qe ka marrë pjesë në krijimin dhe zhvillimin e kësaj Zyreje.

Gjithashtu, ka marrë pjesë në draftimin e legjislacionit sekondar dhe politikave zhvillimore të kësaj Zyreje të rëndësishme të auditimit suprem financiar. Ka qenë i angazhuar në detyrën e juristit të fondacionit Zviceran “Terre des Hommes” që merrej me promovimin e drejtësisë në Kosovë dhe promovimin e dënimeve alternative si masë e ndëshkimit të kryerësve të veprave penale. Kurse, në vitet 2003-2004 ka përfunduar praktikën profesionale të juristit në Gjykatën Komunale të Prishtinës.

Selimaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2002. Ka marrë pjesë në shumë konferenca, seminare dhe trajnime vendore dhe ndërkombëtare. Flet gjuhën angleze dhe serbe.

Selimaj është i lindur më 21 Janar 1978 në Prishtinë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë./Gazeta Tribuna/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar