Një shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Sipas mediave atje, atij iu gjetën 20 killogramë heroinë.
Siç raportohet droga u gjet e fshehur në një valixhe.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Tarantos.
Prangosja e shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u bë në periferi të qytetit, gjatë momentit që ai po zbriste nga një taksi.
Gjatë kontrollit, agjentët e policisë gjetën të fshehur drogën, e cila dyshohet se më pas do të shpërndahej për t’u shitur në doza të vogla në zona të ndryshme.
Hetimet fillestare tregojnë se shqiptari ishte korrier dhe se ishte punësuar nga një grup kriminal për të transportuar heroinën.
Ndërkohë ende nuk dihet anëtarët e tjerë të këtij grupi.
Policia italiane ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e të gjithë pjesëtareve të këtij rrjeti kriminal, si dhe personave që do të blinin drogën, e cila më pas do të hidhej në treg të zi për t’u shitur.