Gjykata e Moskës përsëri ka gjobitur gjigantit teknologjik Google, për refuzimin që të dhënat e përdoruesve rusë t’i ruajë në Rusi. Kjo nuk është hera e parë që gjiganti amerikan dënohet nga gjykatat në Rusi.
Në gushtin e vitit 2023, gjykata e kishte dënuar Googlen me 32 mijë dollarë pasi nuk kishte fshirë informacionet rreth konfliktit në Ukrainë.
Gjatë vitit të kaluar, gjykata e Moskës kishte gjobitur edhe kompanitë Apple dhe Wikipedia. Apple u gjobit me 4 mijë dollarë për shkak se nuk ka fshirë informacionet, të cilat regjimi rus i cilëson si të rrejshme në lidhje me luftën në Ukrainë.
Rusia e kishte paralajmëruar kompaninë amerikane se me informacionet që po ofronte, po destabilizonte situatën politike në shtetin rus. E njëjta gjykatë ka gjobitur edhe Wikipedian me 29 mijë dollarë. Ky ishte dënimi i shtatë me radhë ndaj Wikipedias me arsyetimin se po mbante informacione të rrejshme për luftën në Ukrainë.